LAJMI I FUNDIT:

Anija kozmike e NASA-s përfundoi e shkatërruar në Oqeanin Paqësor

Anija kozmike e NASA-s përfundoi e shkatërruar në Oqeanin Paqësor

Anija kozmike amerikane Peregrine, javën e kaluar ka nisur misionin e saj për ulje në Hënë, por ka përfunduar e shkatërruar mbi Oqeanin Paqësor.

Peregrine duket se ka pësuar një defekt dhe për atë arsye u urdhërua nga kompania Astrobotic të vetëshkatërrohej.


Qëllimi i Astrobotic ishte të dërgonte pesë instrumente të NASA-s në sipërfaqen e Hënës, për të studiuar sipërfaqen e saj.

Nëse Peregrine do të zbarkonte me sukses, do të shënonte misionin e parë amerikan në gjysmë shekulli të realizuar nga një kompani private, raporton bbc.

Pse sot është më vështirë të shkohet në Hënë sesa para 50 vjetëve?
Lexo po ashtu Pse sot është më vështirë të shkohet në Hënë sesa para 50 vjetëve?

Kjo pasi deri sot vetëm SHBA, Bashkimi Sovjetik, Kina, dhe India, kanë realizuar ulje të kontrolluara në Hënë.

Por, thuhet se misioni i Astrobotic ishte në telashe sapo nisi dhe inxhinierët ishin në gjendje të diagnostifikonin se çfarë shkoi keq.

“Eksplorimi i hapësirës është si një lojë mësimore, veçanërisht në këtë fazë ne nuk duhet ta shohim si një dështim, por si një sukses të jashtëzakonshëm”, tha menaxheri industrial i Orion European Service Module i Airbus, Sian Cleaver.

Ndryshe, Astrobotic planifikon që muajin e ardhshëm të ulë në sipërfaqen hënore një rover të NASA-s të quajtur Viper. /Telegrafi/