LAJMI I FUNDIT:

Navalny nga burgu i Arktikut: Do të ketë ndryshime sizmike në Rusi

Navalny nga burgu i Arktikut: Do të ketë ndryshime sizmike në Rusi

Politikani më i famshëm rus i opozitës, Alexei Navalny tha se Rusia e Vladimir Putinit një ditë do të shembet së bashku me elitën post-sovjetike, të cilën ai e përshkroi si të korruptuar dhe të uritur për pushtet.

Politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur, ndodhet në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.

“Poligamistët janë bërë konservatorë në vendin tonë. Anëtarët e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik tani janë ortodoksë. Pronarët e ‘pasaportave të arta’ dhe llogarive ‘offshore’ tani janë patriotë agresivë”, njoftoi ai në rrjetet sociale me ndihmën e mbështetësve të tij, raporton reuters.


“Gënjeshtra, gënjeshtra dhe gënjeshtra”, tha ai duke shtuar se “do të shembet dhe do të shpërbëhet. Shteti i Putinit nuk është i qëndrueshëm. Një ditë do të shikojmë vendin e tij dhe ai nuk do të jetë atje”.

Navalny, i cili është dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, paralajmëron se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.

Autoritetet ruse i hedhin poshtë kritikat e opozitarit si të pakuptimta dhe pretendojnë se ai dhe mbështetësit e tij janë ekstremistë të lidhur me CIA-n që duan të mbjellin përçarje në Rusi.

Navalny është në burg, lëvizja e tij është e ndaluar dhe shumica e mbështetësve kryesorë kanë ikur jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori