LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Sportit i përgjigjet Luiza Gegës: Vazhdojmë të mbështesim garat e saj

Ministrja e Sportit i përgjigjet Luiza Gegës: Vazhdojmë të mbështesim garat e saj

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është përgjigjur lidhu me mungesën e shpërblimeve për atleten shqiptare Luiza Gega.

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu tha se ministria vijon të mbështesë garat e atletes përmes shpërblimeve dhe sigurimit të kushteve lehtësuese për përgatitjen e saj.


Luiza Gega e zhgënjyer për mungesën e shpërblimit: Më duhen 70 mijë euro në vit për të qenë në nivel
Lexo po ashtu Luiza Gega e zhgënjyer për mungesën e shpërblimit: Më duhen 70 mijë euro në vit për të qenë në nivel

“Qeveria është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve tanë, e kemi treguar mbështetjen edhe për Luiza Gegën. Përtej shpërblimeve, janë edhe të mbështetur nga të gjithë aspektet e tjera, me pjesëmarrjen në trupën e Forcave të Armatosura. Do të vijojmë ta mbështesim në garat e saj. Gjatë vitit 2022-2023 e kemi mbështetur në 13 gara ballkanike dhe jo vetëm, do e vlerësojmë siç e kemi vlerësuar. Mbështetja vjen përmes shpërblimeve dhe përgatitjes së sportistëve do të vijë dhe nuk do të mungojë as për Luiza Gegën”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se më herët Luiza Gega është shprehur e zhgënjyer duke pretenduar se nuk ka marrë disa shpërblimet të premtuara nga shteti shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori