LAJMI I FUNDIT:

Luiza Gega e zhgënjyer për mungesën e shpërblimit: Më duhen 70 mijë euro në vit për të qenë në nivel

Luiza Gega e zhgënjyer për mungesën e shpërblimit: Më duhen 70 mijë euro në vit për të qenë në nivel

Kampionja e atletikës Luiza Gega është shprehur se është shumë e zhgënjyer që nuk ka marrë shpërblimin që i takon.

Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se profesioni i saj ka shumë vështirësi dhe se puna e saj kërkon shumë buxhet.


Ajo theksoi se gjatë gjithë vitit asaj i shkon minimumi rreth 70 mijë euro në vit për të qenë aty ku është.

“Mua më shkon minumimi rreth 70 mijë euro në vit për të qenë në nivelin që jam dhe për të qenë e konkurueshme më të gjithë sportistet. Është e kushtueshme fizioterapia, janë të kushtetueshme suplememente. Mua më duhet të lëviz bashkë me trajnerin. Unë nuk marrë fizioterapist me vete dhe këtë nuk e kam kërkuar. Po kur bëhet fjalë për disa medalje, aty mos të kemi pengesa. Unë në çdo dalje televizive e kam shprehur se sa mirënjohëse jam që ka ardhur kjo ditë, që ne të shpërblehemi. Është diçka e padrejtë”, tha ajo.

Gega theksoi se për Kampionatin Evropian iu premtuan 6 milionë lekë të vjetra nga Edi Rama, por sipas saj këtë gjë nuk e përmbante VKM-ja.

Mes tjerash ajo tregoi se kreu i qeverisë i ka kërkuar Ministres së Sportit Evis Kushi që të shikojë VKM se ka gabime, por Gegës t’i jepej shpërblimi që i takon.

Edhe pse një shumë e tillë parash iu premtua nga Rama, kjo gjë nuk ka ndodhur, duke mos marrë kështu as shpërblimin për medaljen.

“Mua nuk më njihen rekorder kombëtare. Kam 13 rekorde kombëtare dhe Ministria e Arsimit nuk i njeh. Janë disa rregulla që nuk i vendos as unë, por janë rregulla që ne do i përmbahemi Federatës të Futbollit të Atletikës. Rekordi i Kampionatit Ballkanik ka qenë në vitin 2022. Në fakt e kam pasur derën e hapur, ku mu premtua dhe shpërblimi për Rekordin e Kampionatit Ballkanik.

Në pritjen që mu bë qoftë nga Ministrja dhe nga Rama, mu tha që Rekordi i Kampionatit Evropian do të shpërblehet me 6 milion lekë të vjetra. Ndërkohë më pas u tha që këtë nuk e përmban VKM dhe në fakt këtë nuk e përmban VKM. Por Rama në praninë time it ha Kushit që këtë duhet ta zgjidhte. Ministrja Kushi nisi procedurat por nuk u ndryshua VKM. Unë nuk e kam kërkuar këtë pjesë, por kam kërkuar vetëm atë që përmban ligji. Rama it ha Kushit se VKM ka gabime”, tha Gega. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori