LAJMI I FUNDIT:

Përplasja në Kuvend, Basha sulmon Bardhin dhe Nokën: Turp për këta burrecë të vegjël

Përplasja në Kuvend, Basha sulmon Bardhin dhe Nokën: Turp për këta burrecë të vegjël

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në platformën X, ka sulmuar deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kanë tentuar t’i ndërpresin fjalën demokrates Flutura Açka.

Në postimin e Bashës lexohet: “Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë“.

Sesioni i ri parlamentar dhe politikë e vjetër. Kjo është panorama e dy ditëve të para të punës për komisionet parlamentare në 2024.


Deputetët e opozitës përplasen me njeri-tjetrin, Bardhi dhe Noka pengojnë Açkën të drejtojë komisionin në Kuvend
Lexo po ashtu Deputetët e opozitës përplasen me njeri-tjetrin, Bardhi dhe Noka pengojnë Açkën të drejtojë komisionin në Kuvend

Platforma zoom u rikthye ditën e djeshme si streha e socialistëve për t’i shpëtuar mbledhjeve që bllokohen nga kolegët e tyre opozitarë, nisur edhe nga tensionet e shkaktuara në seancën e 15 janarit në Kuvend.

Por, ditën e sotme Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rikthyer deputetët e të dyja palëve në tryezë, e njëherësh edhe përplasjet mes tyre.

Edhe pse drejtohet prej deputetes së PD-së Flutura Açka, demokratët e tjerë që bëjnë pjesë në grupin e Rithemelimit dhe atë të Gazment Bardhit nuk e kanë kursyer kolegen e tyre, duke tentuar t’i ndërpresin fjalën dhe ndalur punimet e komisionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori