LAJMI I FUNDIT:

NËSE DUAM

NËSE DUAM

Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu: Elmaz Fida

Do të jemi popull,
nëse duam,
atëherë kur të ndërgjegjësohemi se nuk jemi engjëj,
dhe se e liga nuk është vetëm tipar i të tjerëve.

Do të jemi popull,
kur të themi lutje falënderimi për atdheun e shenjtë,
sa herë që i varfëri
gjen ç’të hajë për darkë …


Do të jemi popull,
atëherë kur ta shajmë vezirin
dhe vetë sulltanin,
pa frikë nga pasojat.

Do të jemi popull
kur poeti të shkruajë një poezi erotike
mbi barkun e një valltareje.

Do të jemi popull
kur të harrojmë çfarë na dikton farefisi …
dhe kur individi të lartësohet mbi vogëlsirat.

Do të jemi popull kur shkrimtari të shohë yjet dhe të thotë:
Atdheu ynë qëndron më lart dhe është më i bukur!

Do të jemi popull
kur policia morale të mbrojë një prostitutë
dhe një kurorëshkelëse nga dhuna në rrugë!

Do të jemi popull kur qytetari palestinez të mos brohorasë për flamurin e tij vetëm në fushën e blertë të futbollit,
në konkurset e bukurisë dhe ditën e Nakbas.

Do të jemi popull,
nëse duam,
vetëm kur t’i lejohet këngëtarit të recitojë pasazhet e kaptinës “Al Rrahman” në një ceremoni martese të përzier.

Do të jemi popull atëherë kur të respektojmë të drejtën
dhe atëherë kur të respektojmë edhe të gabuarën!

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
Kalo në kategori