LAJMI I FUNDIT:

Kosova në Forbes përmes DISICON: Të rinjtë kosovarë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale

Kosova në Forbes përmes DISICON: Të rinjtë kosovarë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale

Studentët në Kosovë dhe sapo të diplomuarit në vendin tonë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale, shkruan gazeta prestigjioze Forbes me autore Sarah Oh. 

Me lansimin e tanishëm të dyqanit GPT Store, njerëzit mund të eksperimentojnë dhe të krijojnë mjetet e tyre gjuhësore me Inteligjencë Artificiale, gjë që sipas Forbes kjo u jep publikut të gjerë të eksperimentojnë dhe të mësojnë se për çfarë janë të afta mjetet ChatGPT dhe GPT, transmeton Telegrafi.

Kushdo që posedon një llogari në ChatGPT Plus mund të krijojë një mjet gjenerues teksti (GPT), dhe sipas OpenAI, njerëzit përfundimisht mund të fitojnë të ardhura me mjetet e tyre.


“Të gatshëm për Evropë”, ekspertja e inteligjencës artificiale thotë se të rinjtë nga Kosova janë inteligjentë dhe të shkathët
Lexo po ashtu “Të gatshëm për Evropë”, ekspertja e inteligjencës artificiale thotë se të rinjtë nga Kosova janë inteligjentë dhe të shkathët

Kjo qasje e drejtpërdrejt në këto mjete shihet si diçka mjaft pozitive nga gazeta Forbes, për të cilën thotë se njerëzit janë të obsesionuar pas Inteligjencës Artificiale e sidomos të rinjtë në Kosovë.

Sipas njohëses së trendeve të reja të teknologjisë, Sara Oh e cila shkroi në Forbes për këtë dhe së fundmi pati një vizitë në Kosovë ku ishte pranishme në konferencën “DISICON” të  Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), zyra në Kosovë.

Oh është njëherësh edhe bashkë-themeluese e T2 dhe anëtare jo-rezidente në Laboratorin e Kërkimeve Forenzike Dixhitale në Këshillin Atlantik.

Ajo në shkrimin e saj, përmendi gjithashtu edhe intervistën e këngëtares së njohur ndërkombëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila në bisedë e sipër me shefin e Apple, Tim Cook pati thënë se është e “fiksuar” pas Inteligjencës Artificiale.

Sara Oh

Ekspertja e teknologjisë, Oh gjithashtu foli për  një kompani kosovare të sigurisë kibernetike, Sentry, për të cilën themeluesi i saj Drinor Selmanaj tha se ekipi i kompanisë po eksploronte AI-n gjeneruese.

“Mundësitë për avancime dhe aplikime në këtë fushë janë vërtet të jashtëzakonshme”, deklaroi Selmanaj për Forbes.

Në kudër të konferencës DISICON në Kosovë, Oh është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të TIK-ut, gazetarëve e mediave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Teknologji
Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët

Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët

TikTok do të dalë nga Hong Kongu 'brenda disa ditësh'

TikTok do të dalë nga Hong Kongu 'brenda disa ditësh'

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Dyshoni se kablloja juaj USB është hakuar, mënyrat që ta kuptoni këtë

Dyshoni se kablloja juaj USB është hakuar, mënyrat që ta kuptoni këtë

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Kalo në kategori