LAJMI I FUNDIT:

Meri në debat të ashpër me Riken: S’jam në moshën e mamasë tënde, ti je vet 40 vjeçe

Meri në debat të ashpër me Riken: S’jam në moshën e mamasë tënde, ti je vet 40 vjeçe

Një nga situatat që ka domninuar shtëpinë e Big Brother VIP në orët e para të konkursit ka qenë çështja e biletave të fatit të Lori Coffe, të cilat u shpërndanë strategjikisht nga banorja Rike. Dy prej banoreve, Meri dhe Ilnisa, mbetën pa bileta, dhe kjo ka shkaktuar një seri debatesh që kanë ndezur shtëpinë.

Rike, në një reagim ndaj qëndrimeve të banoreve të tjerë, ka shpjeguar arsyen e saj për mosdhënien e biletave: “Unë mendoj dhe ndjeva se si Gazi si Juli e thanë me shaka. Ndërsa sa i përket Merit dhe Ilnisës ishin reale me atë që thanë. Ilnisa donte të më vendoste në lojë, kurse Meri e kishte nisur BBV dy ditë para.”


Kjo situatë ka bërë që Meri të përballet hapur me Riken, duke e akuzuar atë për sjellje të padrejtë dhe të ndikuar nga ngjarje jashtë kontekstit të lojës së Big Brother VIP. “Si mund të mos më japësh bilët mua për ato që kanë ndodhur jashtë BBV, është goditje poshtë belit zonjë. Pse duhet të penalizohem unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor, kisha hallet e mia, kisha bërë një zgjedhje të vështirë,” u ankua Meri.

Rike mbeti e palëkundur në qëndrimin e saj duke iu kthyer Merit me një koment mbi mungesën e saj të kulturës, ndërsa Meri e mori situatën në një nivel personal, duke iu referuar moshës së Rikes. “Nuk jam në moshën e mamasë tënde unë, ti je 40 vjeç mi,” iu drejtua Meri Rikes, e cila u përgjigj: “Për moshën që ke ti nuk ke kulturë.”

Ledjon tentoi të qetësojë gjakrat duke sugjeruar që mosha të mos përdoret si armë në debat, por duke e cilësuar këtë sjellje si “budallallëk me brirë”.

Ndërsa biletat e Lori Coffe mbeten një pikë debati, është e qartë që tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP janë të larta dhe se çdo veprim ka potencialin të shkaktojë përplasje të mëdha. Banorët do të duhet të balancojnë strategjitë e tyre dhe të ruajnë marrëdhëniet e tyre ndërsa loja vazhdon të zhvillohet. /Telegrafi/