LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori norvegjez në qendër të skandalit: Ai informoi ministrin boshnjak se Republika Serbe po shkëputet dhe nuk i premtoi mbështetjen e NATO-s – intervenuan ambasadorët e tjerë

Ambasadori norvegjez në qendër të skandalit: Ai informoi ministrin boshnjak se Republika Serbe po shkëputet dhe nuk i premtoi mbështetjen e NATO-s – intervenuan ambasadorët e tjerë

Ambasadori norvegjez në shtetin boshnjak ka shkaktuar një skandal të ri.

Ambasadori norvegjez në Bosnje-Hercegovinë, Olav Reinersten raportohet se t’i ketë thënë ministrit të Mbrojtjes së shtetit boshnjak se Perëndimi nuk do të bëjë shumë në rast së shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe.

Sipas informacioneve të istraga, ministri Zukan Helez ka mbetur i zhgënjyer dukshëm pas takimit me ambasadorin norvegjez.


Sipas njohurive të mediumit, Reinertsen ka reaguar shumë butë ndaj historisë për shkëputjen e Republikës Serbe, edhe pse Norvegjia është ambasada kontaktuese e aleancës së NATO-s në Bosnje.

Atë mbrëmje, Helez planifikoi të paraqitej në Ditarin Qendror të Face TV. Sipas informacioneve të istraga, zyrtarë të një ambasade tjetër, anëtare e NATO-s, kanë pritur ministrin e Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës para hyrjes godinës së televizionit dhe i kanë kërkuar të mos bëjë publikojnë informacionin nga takimi me ambasadorin norvegjez dhe se Bosnja dhe Hercegovina mund të presë mbështetjen e NATO-s në rast të shkëputjes së Republikës Serbe.

Dhe ministri duket se iu bind. Në intervistën në Face TV, ai nuk tha gjithçka që i tha ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë.

Katër ditë më vonë, ambasadori Olav Reinertsen udhëtoi për në Banja Luka, ku u takua me presidentin e Republikës së Serbisë, Milorad Dodik.

Ndryshe, ky nuk është skandali i parë diplomatik i ambasadorit norvegjez. Sipas Deutsche Welle, ambasadori Reinertsen kishte kërcënuar vitin e kaluar shoqatat mjedisore rreth shfrytëzimit të burimeve minerale të shtetit boshnjak nga kompanitë e huaja. Në rastin konkret, bëhej fjalë për Vareshin dhe kompaninë Adriatic Metals, kompani për eksplorimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerale – zink dhe plumb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori