LAJMI I FUNDIT:

MPB me njoftim zyrtar: Letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit

MPB me njoftim zyrtar: Letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit, do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit.

Nga MPB thonë se Ligji për letërnjoftime nuk ka ndryshuar.

“Letërnjoftimet të cilave nuk u ka skaduar afati, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 02.12.2024. Ministria e Punëve të Brendshme, si ministri resore përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve personale, thekson se Ligji për letërnjoftime nuk është ndryshuar”.

“Për këtë qëllim, i njoftojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se letërnjoftimi me emrin e shtetit “REPUBLIKA E MAQEDONISË” të cilat janë të vlefshme, gjegjësisht të cilave nuk u ka kaluar afati, vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas datës 12 shkurt 2024”, thonë nga MPB.

12 shkurti, afati i fundit deri kur do të vlejnë dokumentet personale, ka shkaktuar kaos para institucioneve të MPB-së, gjegjësisht turma të qytetarëve, të cilët kanë nxituar të marrin dokumente të reja.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se do të kontaktojnë me Greqinë, për të shtyrë afatin e 12 shkurtit, pasi siç kanë theksuar, vendi nuk ka kapacitete për të lëshuar numër të madhe të letërnjoftimeve dhe pasaportave në këtë afat kohor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori