LAJMI I FUNDIT:

YouTuber’-i më i famshëm në botë MrBeast, publikon videon e parë në X për të testuar të ardhurat që do të fitojë nga rrjeti social i Muskit

YouTuber’-i më i famshëm në botë MrBeast, publikon videon e parë në X për të testuar të ardhurat që do të fitojë nga rrjeti social i Muskit

‘YouTuber’-i më popullor në botë, MrBeast, ka publikuar një video të plotë në platformën X (ish-Twitter) për herë të parë, pasi më parë kishte thënë se as “një miliard shikime” nuk do ta bënte të vlefshme për të.

Ylli i kanalit ‘YouTube’-ut, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, ka thënë se tani po provon X-in sepse është “shumë kureshtar” të shohë sa do të jenë të ardhura nga reklamat që do të gjenerojë, shkruan BBC.


Ky ndryshim i qëndrimit është një shtysë për platformën e rrjeteve sociale që po has vështirësi. Pronari i saj, Elon Musk, ka provuar strategji të ndryshme për të nxitur biznesin – të njohur më parë si Twitter – që nga blerja e tij në tetor të vitit 2022.

Këto përfshijnë ndarjen e të ardhurave nga reklamat me krijuesit me profil të lartë, diçka që bëjnë edhe faqe të tjera, përfshi YouTube.

Shuma që influencuesit mund të bëjnë ndryshon nga personi në person dhe termat e marrëveshjeve individuale mbahen konfidenciale, megjithëse mendohet se emrat më të mëdhenj mund të jenë në gjendje të negociojnë tarifa speciale.

MrBeast ka pretenduar se videot e tij në YouTube kushtojnë miliona dollarë për t’i bërë, por ai gjithashtu ka fituar një pasuri të tërë. Në nëntor të vitit 2022, Forbes vlerësoi se ai kishte fituar 54 milionë dollarë (49.6 milionë euro) në një vit nga YouTube. Që nga ajo kohë, ai ka fituar 120 milionë abonentë më shumë në kanalin e tij kryesor.

Foto: MrBeast/Instagram

Megjithëkëtë, nuk ka garanci se ai do të përsërisë suksesin e tij në YouTube, siç u tregua nga marrëveshja e fundit e nënshkruar nga ylli amerikan Paris Hilton, e cila u tërhoq pas vetëm katër javësh.

Të ardhurat e reklamave për krijuesit mund të ndikohen gjithashtu nga armiqësia e z. Musk me reklamuesit, disa nga të cilët ai ka marrëdhënie të tensionuara. Vitin e kaluar, ai u armiqësua me drejtorin ekzekutiv të Disney-t, Bob Iger, gjatë një ngjarjeje të drejtpërdrejtë, pasi gjiganti i transmetimit të filmave tërhoqi reklamat nga platforma X.

Foto: MrBeast/Instagram

X është akuzuar gjithashtu se po lejon fjalime të urrejtjes në platformë, një akuzë që Elon e mohon me forcë. Ndryshe nga disa nga yjet që z. Musk i ka mbështetur më parë në X, MrBeast ka një imazh të ndershëm.

Ai është i njohur për punën e tij bamirëse dhe dhënien e parave, ndërsa Kris, një anëtar i ekipit të tij të prodhimit që shfaqet rregullisht në video, u shpall si transgjinor në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori