Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale do të vendosën së shpejti në kryeqytet.
E për këtë, Lulzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, ka njoftuar se këto kamera nuk do të monitorohen nga kryeqyteti por nga Policia e Kosovës.
Në në RTV Dukagjini, Fushtica thekson se kërkesa për vendosjen e kamerave në kryeqytet është bërë nga Policia e Kosovës që nga viti 2012, e më pas pas u riaktualizua pas zgjedhjes së Përparim Ramës si kryetar i komunës së Prishtinës.
“Kryeqyteti nuk do të monitorojë kamera, i monitoron Policia e Kosovës. Kërkesa për vendosjen e kamerave ka ardhur në vitin 2012, nga Policia e Kosovës. Kjo kërkesë është ripërtërirë në vitin 2019, me ardhjen e kryetarit Rama, policia e Kosovës e riaktualizon kërkesën dhe kërkon që për shkak të mungesës financiare që të ndihmojë apo sponsorizojë këtë projekt. Kryeqyteti ka bërë vetëm ndarjen e mjeteve financiare për blerjen e këtij sistemi. Projekti është përgatitur nga Policia e Kosovës në vitin 2012… Specifiacionet teknike të kamerave janë përgatitur nga ekspertët e Kosovës”, tha ai.
Ai potencon se sipas kontratës ekzistuese nuk është kërkuar as paraparë që sistemi i kamerave të kryeqytetit të lidhet me asnjë sistem tjetër.
“Por është sistem i mbyllur monitorues, në asnjë mënyrë këto kamera nuk janë biometrike, nuk marrin të dhëna biometrike. Janë kamera intelegjente”, shtoi ai.
Fushtica ka bërë të ditur se janë tri lloje të kamerave.
“Janë tri lloje të kamerave: Kamera që do të bëjë njohjen e tabelave të automjeteve, … kamera që do të vendosen nga Policia e Kosovës…”, tha ai.
Ndërkaq ai shprehet se do të hapen kanale të reja, nuk do të ketë qasje asnjë operator tjetër e as kryeqyteti, vetëm policia.
“Çështja që më së shumti neve na brengos në sistemin e kamerave dhe që ne kemi nevojë ka të bëjë me problemin e komunikacionit i cili është një problem enorm që e rëndon kryeqytetin dhe kjo do të na ndihmojë në të dhëna statistikore që të rregullohet fluksi i komunikacionit të kryeqytetit”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare