LAJMI I FUNDIT:

Përse Messi nuk do të marrë pjesë sonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA?

Përse Messi nuk do të marrë pjesë sonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA?

Lionel Messi jozyrtarisht është marrë vesh se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA.

Messi është një nga favoritët kryesorë për të fituar çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA, ceremoni kjo e cila do të mbahet sot (e hënë) në Londër.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u nominua për këtë çmim pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës 2022 që u zhvillua në Katar, duke fituar kështu këtë trofe për herë të parë që nga viti 1986.


Messi gjatë këtij rrugëtimi shënoi shtatë gola në po aq ndeshje dhe në fund u zgjodh si lojtari më i mirë i atij kompeticioni.

Ky triumf bëri që Messi të bëhej lojtari i nëntë në histori që fiton Ligën e Kampionëve, Topin e Artë dhe Kupën e Botës.

Sipas një reagimi që bëri gazetari Ariel Senosiain në platformën X (ish-Twitter), Messi ka vendosur të qëndrojë në Amerikë dhe të stërvitet me Inter Miamin, në vend që të udhëtojë në Londër për të marrë çmimin.

Inter Miami pritet që të zhvillojë shtatë ndeshje miqësore gjatë parasezonit, ku gjashtë prej tyre do të luhen në udhëtim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori