Jo vetëm që mjekët po largohen nga Maqedonia dhe shkojnë për të punuar jashtë vendit, por disa spitale në të gjithë vendin po përballen me mbylljen e reparteve të tëra për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Spitali klinik i Manastirit ka mbetur pa repart Infektiv. Reparti i fëmijëve në Ohër funksionon vetëm si ambulancë e zakonshme sepse ka mbetur pa mjekë pediatër.
“Ka spitale ku për fat të keq po mbyllin reparte. Për shembull, spitali klinik i Manastirit. Është spital i madh me staf të pamjaftueshëm. Nuk është planifikuar shtatë vjet më parë. Për të pasur specialist të gatshëm për të drejtuar një repart, duhen gjashtë vjet që ai të shkollohet. Nuk mund të bëhesh specialist sot për nesër…”, tha Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve të Maqedonisë.
Mungesë të mjekëve ka edhe në spitalin e Strugës dhe Ohrit. Në Strugë nuk ka dermatolog. Mungojnë radiologë, ndërsa kanë mbetur vetëm dy mikrobiologë. Janë tre mjekë internistë. Nuk ka epidemiolog, as mjekë në mjekësinë e punës dhe atë sociale. Ngjashëm është edhe në spitalin e Ohrit.
“Nuk kemi mjek reumatolog dhe nuk kemi ku të drejtohemi. Në oftalmologji janë dy mjekë. Një kolege është në pushim të lindjes. Janë dy prej tyre, njëri prej të cilëve do të dalë në pension. Ka deficit në anesteziologji. Kanë mbetur vetëm dy. Në radiologji duhet të ketë më shumë sepse përdoren edhe kompjuterët, ka edhe punë me turne. Vetëm dy kolege janë në terapi fizike. Njëjtë te sytë janë vetëm dy. Njëri është gati të dalë në pension. Kudo që kthehemi kemi mungesë të stafit”, theksoi Violeta Mickoska – mjeke nga Ohri.
Nuk ka asnjë institucion në vend që evidenton daljet jashtë vendit të mjekëve të rinj. Oda e Mjekëve nuk ka numër të saktë, por theksojnë se 232 mjekë amë janë mbi 60 vjeç, ndaj shteti mund të përballet me mungesë të personelit të tillë. Shoqata e mjekëve shqiptarë për Alsat vitin e kaluar deklaroi në pesë vitet e fundit më shumë se 300 mjekë shqiptarë kanë shkuar për të punuar jashtë vendit./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKu dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës