LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash

Gjendet pa shenja jete një person në Dragash

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Dragash.

Policia njofton se ai ka qenë duke jetuar i vetëm.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.


Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/