LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi në vinç për tri orë në të ftohtë, futet më në fund në shtëpinë e BBVA 3 tifozja e famshme Rike Roçi

Qëndroi në vinç për tri orë në të ftohtë, futet më në fund në shtëpinë e BBVA 3 tifozja e famshme Rike Roçi

Në një mbrëmje të gjatë dhe me befasi, edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania ka mirëpritur banorë të shumtë VIP, të cilët kanë bërë hyrjen e tyre në shtëpinë e famshme.

Një prej tyre ishte dhe bukuroshja Rike Roçi, e cila ka përjetuar një pritje të gjatë dhe të ftohtë para se të hynte teksa ishte pozicionuar në lartësi mbi një vinç jashtë shtëpisë.

Rike u prezantua në fillim të programit, por ndryshe nga të tjerët, ‘Vëllai i Madh’ kishte vendosur që ajo të qëndronte në ajër të hapur, në një vinç të ngritur lart, në kushte të vështira dimërore me temperatura që binin nën zero.


Foto: Top Channel/YouTube

Duke lënë të kuptohej se hyrja e saj do të ndodhte shpejt për të mos u ekspozuar ndaj të ftohtit, Rike përfundoi duke pritur më shumë se tri orë përpara se të bënte hyrjen e saj zyrtare në shtëpi, duke qenë e 16-ta në radhë nga banorët që u pranuan brenda.

Përmendet edicioni i Kosovës në natën hapëse të BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni thumboi keq
Lexo po ashtu Përmendet edicioni i Kosovës në natën hapëse të BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni thumboi keq

E njohur për bukurinë dhe praninë e saj në evenimente sportive, Roçi u bë e famshme si një nga tifozet më seksi të Kombëtares Shqiptare gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2016.

Rike Roçi në ‘Euro 2016’, Francë (Foto: Getty Images)

Ajo gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e pestë të Big Brother, në kohën kur ky spektakël organizohej vetëm me banorë të thjeshtë, jo VIP.

Hyrja e saj në Big Brother VIP Albania shfaqet jo vetëm si një sfidë e re në karrierën e saj, por edhe si një test i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe durimit pasi u detyrua të përballë kushtet e vështira klimaterike që arritën kulmin me atë pritje të gjatë dhe të ftohtë. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Rita Ora detyrohet të anulojë koncertin në Hungari për shkak të gjendjes shëndetësore - po vuan nga gurët në veshka

Magazina
“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin

“Një pasdite me Lutën”, Mozzik publikon fotografi me Lutfi Hazirin

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë në rezidencën e saj

Magazina
Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Momenti kur kërcimtari mbështetës i Lady Gaga bie nga skena, gjatë performancës së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet përsëri me gjoksin e saj të ekspozuar në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori