Personi në foto është Zamir Kalemi, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një atentati mbrëmjen e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë.
Ai u qëllua nga persona të paidentifikuar, teksa ndodhej brenda automjetit të tij dhe mori plumba në këmbë dhe në shpatull.
Kalemi, duke iu shmangur plumbave u përplas me barrierën anësore të rrugës, e pasi u larguan autorët, doli nga automjeti dhe u dërgua në spital me një mjet të rastit, ku ndodhet në reanimacion, shkruan Top Channel.
Pasi qëlluan, autorët dogjën automjetin me të cilën kryen atentatin në zonën e Bërxhitës në Tiranë.
Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit të djegur policia gjeti në brendësi një armë zjarri kallashnikov e cila do verifikohet në policinë shkencore nëse është e njëjta me atë qe u përdor në ngjarje.
Nga verifikimi i targave rezultoi se ato kane qenë të vjedhura që në vitin 2018 në Tiranë. Po vijon verifikimi për mjetin në përdorim të kujt ishte dhe nëse rezulton i vjedhur.
Kush ishte Zamir Kalemi
Personi që mbeti i plagosur është vëllai i Adriatik (Andrea) Kalemit, të cilit i janë bërë disa atentate në Greqi. Kalemajt janë kushërinj me Aleksandër Sadikajn i cili u ekzekutua me tritol në Tiranë. Kalemi është hetuar edhe për vrasjen e Edmond Papës për hakmarrje. Zamir Kalemi rezulton i arrestuar në vitin 2020 për përfshirje në lojëra fati. Pista e parë e këtij atentati është hakmarrja, pasi vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet i implikuar në vrasjen e Edmond Papës dhe vrasjen e dy personave në Belgjikë.
Vrasja e Edmond Papës dhe kushëririt të Andrea Kalemit
Prishja e pazareve të drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Kjo është pista kryesore e ngritur nga policia e Tiranës e cila nga verifikimet paraprake dyshon se vrasja e Edmond Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtari të tij gjatë kësaj vere në Tiranë.
Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë. 49-vjeçari u ekzekutua pasditen e së premtes së 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. Megjithëse me profil të ulët, 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli.
Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Nga verifikimet ka rezultuar se Edmond Papa në Shqipëri kryesisht gjatë verës jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.
Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë. Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici. Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.
Shkak për konfliktin, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin. /Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
KSHZ Maqedoni: Jemi gati për rivotimin e së mërkurës
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare