LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e PISA-s për Shqipërinë, Manastirliu: Kemi hartuar plan për përmirësim në testimet e ardhshme

Rezultatet e PISA-s për Shqipërinë, Manastirliu: Kemi hartuar plan për përmirësim në testimet e ardhshme

Në testimin e PISA 2022, aftësitë e 15-vjeçarëve shqiptarë u përkeqësuan, duke lënë pas në rajon vetëm Kosovën.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për analizën vjetore të arsimit, u shpreh se dikasteri që ajo drejton ka hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimet e ardhshme Pisa 2025.

“Ne kemi hartuar një plan me synim përmirësimin e rezultateve në testimin e ardhshëm PISA 2025. Ky plan synon zbatimin e menjëhershëm, nga ky muaj. Përfshin një serë aktivitetesh dhe veprimtarish dhe hapa konkrete që bëjnë bashkë të gjithë aktoret në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal I agjencive tona, dhe padyshim fuqizimi I angazhimit mësues-nxënës.


E para, ashtu siç kemi analizuar rezultatet e përgjithshme, detyra e parë është analizimi i secilës shkollë pjesëmarrëse në PISA 2022, të angazhimit të stafeve për të identifikuar specifikisht dobësitë specifikime, në zhvillimin më pas të strategjive të përshtatshme për përmirësim.

Trajtimi i mësuesve është një shkallë e rëndësishme, trajnimi është për testimet ndërkombëtare në raport edhe me kuptueshmërinë, edhe me angazhimin por edhe me trajnimin sa u përket dijeve dhe aftësive pedagogjike duhet bërë në vazhdim.

Organizimi i trajnimeve dhe mentorimeve periodike për mësuesit e gjuhës, leximit, matematikës, gjuhës shqipe dhe shkencave do të realizohet nëpërmjet materialeve mbështetëse, të cilat janë duke u hartuar për përmirësimin e mësimdhënies në këto fusha dhe përgatitja e një kornize të detajuar të përmbajtjes së testimeve ndërkombëtare, me qëllim që institucionet arsimore të mundet të integrojnë filozofinë e këtyre testimeve në punën e tyre me nxënësit në mënyrë periodike”, deklaroi ministrja.

Gjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, sipas rezultateve të “PISA 2022” të vendeve të OECD.

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria është renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018, Shqipëria u pozicionua në vendin e 61. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori