LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.