LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati

Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ndërsa dy të dyshuarit për plagosjen gjenden në arrati.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, rreth orës 20:17, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë.


Ndryshe nga QKUK-ja kanë bërë të ditur se i plagosuri me armë zjarri jashtë rrezikut për jetë.

“Po një i plagosur ka ardhur, lëndime me armë zjarri, gjendja e tij është stabile është në trajtim stabile mandej vendosim nëse do të lirohet apo çfarë do të ndodhë. Jashtë rrezikut për jetë ka marrë plagë në këmbë”, deklaroi doktori kujdestar, Ejup Govori.

Policia thotë se po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/