Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, pasi u proklamua si sukses, njohja e pasaportave të Kosovë nga Spanja dhe heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një shkrim në Facebook, Rukiqi përmendi disa shtete të cilat thotë se nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, por e kanë pranuar pasaportën.
Njëra prej tyre tha se është Kina, vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, ekonomia e dytë më e fuqishme në botë.
Kjo shton Rukiqi ka ndodhur në maj të vitit 2012.
“Kërkova lajme, për ndonjë dalldisje kolektive, nga deliri i kësaj ”njohje” nga Kina dhe nuk e gjeta asnjë lajm të vetem”.
Sipas tij, para 10 viteve, Greqia, në vend mosnjohës i shtetësisë së Kosovës, ka pranuar vendosjen e vizës Shengen të lëshuar nga ky shtet në pasaportat e Republikës të Kosovës.
“Edhe për këtë lajm, kërkova ndonjë dalldisje kolektive dhe nuk e gjeta asnjë lajm të vetëm”.
Rukiqi thekson se “dalldisja kolektive e pushtetit me njohjen e pasaportës nga Spanja dhe heqjen e vizave nga Emiratet e Baskuara Arabe, është shenjë e çmendurisë kolektive të këtij pushteti, i cili në mungesë të sukseseve dhe me dështime në çdo sektor, me hunbje qindra milioneshe nga sanksionet e BE-se, del dhe na i ”shet” si suksese kolosale, dy vendime, për të cilat ndikimi i tyre është zero”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251