LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të ardhurat doganore u rritën me 10.3 për qind në vitin 2023

Maqedoni, të ardhurat doganore u rritën me 10.3 për qind në vitin 2023

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev tha se të ardhurat doganore janë rritur për 10.3 për qind në krahasim me vitin 2022.

Ai po ashtu bëri të ditur se Drejtoria e Doganave mbush 43% të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Rritje ka edhe në bazë të të hyrave nga akciza, të cilat në vitin 2023 ishin 32,4 miliardë denarë, gjegjësisht 5 për qind më shumë se në vitin 2022. Rritje të ndjeshme ka edhe të ardhurat nga taksat për mjetet motorike. Në vitin 2023 janë mbledhur 2,2 miliardë denarë ose 46,7 për qind më shumë se në vitin 2022”, u shpreh Bogoev.


Ai shtoi se gjatë vitit 2023 doganat kanë mbledhur 117.9 miliardë denarë, mjete të cilat do të dërgohen si buxhet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë./Telegrafi/