Maqedonia e Veriut kërkon nisjen e bisedimeve për anëtarësim evropian që të mund t’i arrijë standardet për sundimin e ligjit në vend, respektivisht ngritjen e sistemit gjyqësor për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kështu deklaroi të enjten ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke komentuar kritikat e vazhdueshme të diplomatëve perëndimorë në Shkup për ndërhyrjen e politikës në punën e gjykatave dhe për pasojë mosluftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Por, Osmani tha se vlerësimi i tij është se “gjyqësori më shumë është i ndikuar nga oligarkët se sa nga politika”.
“Kjo ndërhyrje është shumë më e rrezikshme se ndërhyrjet politike”, u shpreh Osmani duke mos u pajtuar me qëndrimin e diplomatit holandez.Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të mërkurën në Shkup tha se “ndikimi i panevojshëm politik mbi çështjet gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë të Holandës”.
Reagimi i ambasadorit të Holandës pasoi një procedurë që po zhvillohet në Këshillin Gjyqësor, organin më të lartë të gjyqësorit në vend për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila kishte hedhur poshtë një nismë për kthimin abolimit apo faljes së ish-zyrtarëve, përfshirë edhe ish -kryeministrin Nikolla Gruevski që ishte miratuar në vitin 2016 nga presidenti atëhershëm maqedonas, Gjorge Ivanov.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se gjyqësori mund të arrijë nivelet evropiane vetëm në rast se nisin bisedimet për anëtarësim në union, por bisedimet janë bllokuar nga Bullgaria për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me një marrëveshje për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve.
“Unë konsideroj se ne nuk mund të arrijmë standarde në sundimin e ligjit pa nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ne mund të flasin për ndonjë standard ballkanik të sundimi të ligjit që mund ta arrijmë edhe vetë, por standardet evropiane nuk mund t’i arrijmë pa nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Janë dy procese të lidhura me njëra-tjetrën. Bllokimi i rrugës tonë të anëtarësimit në BE është arsyeja kryesore për mosarritjen e këtij standardi evropian”, deklaroi Osmani.Ai tha se me ambasadorin e Holandës kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket sundimit të ligjit.
“Me ambasadorin e Holandës kemi dy dallime thelbësore në koncepte. Ai konsideron se ne mund të arrijmë standarde për sundimin e ligjit edhe pa bisedime me Bashkimin Evropian. Dikush këtë e lexon si kompliment dhe dikush mund ta vlerësojë si qëllimkeq pasi Holanda është e njohur për mospasjen e gatishmërisë për zgjerimin e unionit”, u shpreh Osmani.
Por, nga ana tjetër, reagimi i ambasadorit të Holandës nxiti reagimin e opozitës shqiptare, sipas së cilës kritikat e këtij diplomati janë edhe një “dëshmi për ndërhyrjen e pushtetit në gjyqësor”.
“Shihet qartë se tani edhe partnerët ndërkombëtarë tashmë e kanë kuptuar mirëfilli se fjalët e BDI-së nuk përputhen me veprimet e tyre dhe manipulimi i tyre është ai që i mban peng qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të jenë pjesë e familjes evropiane”, ka deklaruar Izet Mexhiti, përfaqësues i Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
Gjendja në gjyqësor ishte kritikuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian (KE), në veçanti për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, por edhe me kritika për ndryshimet në Kodin Penal që çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore ku ishin të përfshirë ish-zyrtarë të lartë shtetërorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri