LAJMI I FUNDIT:

Brenda një dite, policia konfiskoi 20 patentë shoferë

Brenda një dite, policia konfiskoi 20 patentë shoferë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se angazhimet policore në teren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet kanë vazhduar edhe këtë të enjte.

Sipas njoftimit, gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (11.01.2024), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë pika kontrolli për vetura.

Gjithsej bëhet e ditur se janë realizuar 570 pika kontrolli për vetura, me ç’rast për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, policia ka konfiskuar 20 patentë shoferë.


“Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori