I jepet sot lamtumira e fundit Gjeorgjisë, 41-vjeçares shqiptare shtatzënë, e cila u vra me thikë nga partneri i saj në Greqi. Ngjarja ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ndërkohë që 39-vjeçari ishte ndihmuar nga miku i tij 34-vjeçar.
Ndaj dy të pandehurve është ngritur akuza për vrasje, ndërprerje të shtatzënisë dhe grabitje si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm, ndërsa pas afatit që kanë marrë dje pritet që t’i kërkojnë falje hetuesit mëngjesin e së shtunës.
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen, nuk di asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej kufoma”, thotë partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë.
Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçares, Othona Papadopoulos, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje, pohon se nuk kishte asnjë përfshirje dhe se nuk kishte dijeni për vdekjen e saj. Nga informacionet, 39-vjeçari ka gjithsej 45 dosje kundër tij për raste të ndryshme, përfshirë rrahjet, dhunën në familje dhe një akuzë për përdhunimin e motrës së tij.
Nga ana e tij, i pandehuri i dytë, 34 vjeç, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës, njoftojnë mediat greke.
“Ai nuk kishte asnjë motiv tjetër, aq më pak qëllim vrasjeje. Fillimisht ka marrë pjesë në neutralizimin e gruas dhe më pas, pas një tundje me kokë nga partneri i saj, është nisur për në katin e poshtëm ku ka qëndruar për një kohë. Më pas shoku i tij ka zbritur nga banesa dhe e ka njoftuar se gruaja ka vdekur”, tha avokati i tij.
34-vjeçari pohon se për sa kohë ka qenë i pranishëm në banesë, gruaja fatkeqe ka qenë gjallë dhe e palëvizur, ndërsa pranon se ka marrë pjesë në procesin e transportimit të trupit në zonën pyjore të Selanikut.
“39-vjeçari më siguroi se gruaja nuk do të pësonte asgjë. Pastaj, sapo u informua nga shoku i tij se gruaja kishte vdekur, ai dëshironte të ndalonte këtë akt dhe të shkonte në polici, por 39-vjeçari e ka ndaluar dhe madje kërcënuar se do të pësonte të njëjtin fat si gruaja.”, tha avokati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa