LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, partneri i saj është akuzuar për përdhunimin e motrës së tij

Vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi, partneri i saj është akuzuar për përdhunimin e motrës së tij

Të tjera detaje tronditëse vijojnë të publikohen nga mediat greke për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë nga partneri i saj grek 39 vjeç dhe shoku i këtij të fundit.

Sipas shtypit, 39-vjeçari ka qenë i kallëzuar në vitin 2022 nga motra e tij për përdhunim dhe akte seksuale ndaj saj.


Kjo çështje është nën hetim dhe së fundmi dosja po shqyrtohet me prioritetet.

39-vjeçari grek dhe shoku i tij 34-vjeçar janë të arrestuar për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare shtatzënë Gjeorgjia Murati.

Krimi monstruoz ndodhi në Selanik disa ditë më parë, pasi fillimisht ishte raportuar zhdukja e shqiptares. Trupi i saj u gjet i groposur në një zonë të pyllëzuar. Ndërsa policia greke zbuloi me shpejtësi autorët e dyshuar të krimit.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundi pas divorcit me një 39-vjeçar. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës së ndërrimit të viteve duke deklaruar tek organet policore se nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës.

Ngjarjen e ka zbardhur shoku i bashkëjetuesit të viktimës i cili rrëfeu se e transportoi trupin me makinën e tij dhe se ndihmoi vetëm për largimin nga banesa e saj dhe jo në vrasje. Policia po heton për shkakun që shtyu 39-vjeçarin të kryente krimin e rëndë./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori