LAJMI I FUNDIT:

Rey Manaj shpallet lojtari i ndeshjes pas dy golave ndaj Kayserisporit

Rey Manaj shpallet lojtari i ndeshjes pas dy golave ndaj Kayserisporit
Foto nga arkivi

Rey Manaj po vazhdon me formë të lartë këtë edicion në Superligën e Turqisë, aty ku po paraqitet në radhët e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar edhe këtë xhiro e futi emrin e tij në mesin e golashënuesve të ekipit.


26-vjeçari shënoi dy gola në fitoren me rezultat 3-1 të Sivassporit në udhëtim ndaj Kayserisporit, në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit turk.

Performanca e tij e jashtëzakonshme u vlerësua me notën 9.1 nga SofaScore.

Manaj përveç dy golave të shënuar fitoi edhe një penallti të cilën e konkretizoi vet në gol. Ai gjithashtu pati 3 gjuajtje brenda kuadratit të portës, ku dy prej tyre gjetën rrjetën.

Ai tani ka kapur shifrën e tetë golave të shënuar në kampionat, teksa ka luajtur 15 ndeshje./Telegrafi/