LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, avokatët: E pamundur mbrojtja e një kosovari në Serbi

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, avokatët: E pamundur mbrojtja e një kosovari në Serbi

Pas liberalizimit të vizave më 1 janar, qytetarët filluan të vizitojnë të afërmit e tyre në shtete të ndryshme të zonës Schengen. Një prej tyre është edhe Hasan Dakaj, dikur pjesëtar i UÇK-së. Ai po shkonte në Itali te vëllai, por u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar. Ky rast ka bërë që institucionet e Kosovës të reagojnë dhe të kërkojnë lirimin e tij, ndërkohë që avokatët kosovarë deklarojnë se juridikisht e kanë të pamundur ta mbrojnë atë në Serbi.

Derisa autoritetet serbe vazhdojnë ndalimin dhe arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, në momentin kur kalojnë nëpër pikat kufitare nga Kosova në Serbi, përfaqësimi juridik i tyre nga avokatët kosovarë mbetët i pamundur.

Avokati Florim Shefqeti i tha RTK-së se ky mbetet shqetësim i madh për familjarët. Ai ngre nevojën e diskutimit përmes dialogut ndërmjet të dyjave vendeve që të mundësohet përfaqësimi juridik në raste të tilla.


MPJD u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj
Lexo po ashtu MPJD u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Hasan Dakaj

“Kjo është jashtëzakonisht delikate, duke pasur parasysh që Ligji për avokatet në Kosovë, neni 40 ka përcaktuar që për regjistrimin e avokatëve të huaj në Kosovë, duhet që të bëhet ekzistimi i reciprocitetit, në këtë mënyrë dihet botërisht,  që edhe avokatët nga Kosova nuk mund të përfaqësojnë juridikisht në asnjë institucion në Serbi”, tha ai.

Gjithçka që mund të bëhet, sipas Shefqetit, është vendosja e kontaktit me avokatin përfaqësues që e caktojnë institucionet e drejtësisë në Serbi.

“E vetmja mënyrë që ne e shohim në këtë fazë është përmes avokatit që caktohet nga Kosova dhe avokatit që caktohet në Serbi. Absolutisht që po, jo vetëm kontakti, por edhe besimi për përfaqësimin që bëhet, do të duhet që ky aspekt të jetë temë e diskutimit ndërmjet të dyja vendeve me qëllim që të ketë një zgjidhje. Është e pamundur sepse licenca e republikës së Kosovës nuk njihet në Serbi”, theksoi ai.

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij
Lexo po ashtu Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

Arrestimi nga Serbia i Hasan Dakajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa kalonte kufirin bashkë me vëllain e tij, shtyu autoritetet kosovare të aktivizojnë të gjithë mekanizmat institucionalë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë dhe se dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori