LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet ministrja Trençevska, njofton se është në gjendje të mirë shëndetësore

Aksidentohet ministrja Trençevska, njofton se është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska në Facebook ka njoftuar se sot ka pësuar një aksident trafiku dhe se është në gjendje të mirë.

“Të dashur miq! Sot pasdite, pas përfundimit të aktiviteteve zyrtare në vendlindjen time Strumicë, në rrugën për Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, pas së cilës dua t’i informoj të gjithë të dashurit dhe qytetarët e mi se jemi të gjithë në gjendje të mirë.


Faleminderit të gjithëve për thirrjet, mesazhet dhe shqetësimin tuaj të sinqertë për mirëqenien tonë. Sonte pak para natës së Krishtlindjes dhe festës së madhe të krishterë të Krishtlindjes, ndihem mirënjohës që Zoti më ka mbrojtur mua dhe ekipin tim”, shkruan Trençevska./Telegrafi/