LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i Nostradamusit për vitin 2024 realizohet disa orë pas Vitit të Ri

Parashikimi i Nostradamusit për vitin 2024 realizohet disa orë pas Vitit të Ri

Vetëm pak minuta në vitin 2024, realizohet një nga parashikimet e frikshme të Nostradamusit.

Ndërsa parashikimet e tij janë shpesh të paqarta, filozofit francez i shekullit të XVI-të thuhet se parashikoi ngritjen e Adolf Hitlerit dhe pandeminë e coronavirusit.


Imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin masiv, pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën të hënën Japoninë
Lexo po ashtu Imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin masiv, pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën të hënën Japoninë

Dhe tani duket se ai parashikoi gjithashtu tërmetin me magnitudë 7.6 që tronditi Japoninë në ditën e Vitit të Ri, duke vrarë deri më tani 62 njerëz. Kishte frikë se do të pasonte një cunami, transmeton Telegrafi.

Në tekstin e vitit 1555, “Les Propheties”, “Profeti i Kiametit” shkroi se “Toka e thatë do të bëhet më e tharë dhe do të ketë përmbytje të mëdha”. Ai gjithashtu tha se viti 2024 do të shihte një “uri të madhe buke përmes valëve të dëmshme”, me një “valë të keqe” që mendohet të jetë tërmeti, raporton dailymail.

Tërmeti i së hënës shkatërroi dhjetëra mijëra shtëpi dhe ndërtesa ndërsa të mbijetuarit mbetën në rrugë në temperaturat nën zero.

Numri i të vdekurve është ende në rritje mes katastrofës së Vitit të Ri, me dyzet e tetë persona të konfirmuar të vdekur në Ishikawa, prefektura më e goditur, thanë zyrtarët. Dëmet në banesa ishin gjithashtu aq të mëdha sa nuk mund të vlerësoheshin menjëherë.

Nga tërmeti shkatërrues, toka në Japoni u zhvendos më shumë se një metër në perëndim?
Lexo po ashtu Nga tërmeti shkatërrues, toka në Japoni u zhvendos më shumë se një metër në perëndim?

Prefektura e Ishikawa dhe zonat përreth u tronditën nga një pasgoditje me magnitudë 4.9 ballë të Rihterit – një nga dhjetëra që pasuan të hënën me magnitudë 7.6 ballë me qendër pranë Notos, rreth 300 kilometra nga Tokio.

Ndryshe, parashikimet e Nostradamusit për vitin 2024 sugjerojnë gjithashtu se do të ketë konfrontim me Kinën, trazira mes familjes mbretërore dhe kaos klimatik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori