LAJMI I FUNDIT:

Imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin masiv, pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën të hënën Japoninë

Imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin masiv, pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën të hënën Japoninë

Disa imazhe satelitore thuhet se tregojnë shkatërrimin masiv në bregun perëndimor të Japonisë dhe qytetet brenda pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën këtë vend të hënën.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se 21 tërmete me magnitudë 4.0 ose më të fortë goditën Japoninë qendrore në një hark kohor prej pak më shumë se një ore e gjysmë.


Dhe sipas JMA, një tërmet ishte me magnitudë 7.6 ballë, përcjell Telegrafi.

Para dhe pas – pamje të shtëpive përgjatë vijës bregdetare pranë Ukai.

Ngjarja shkaktoi paralajmërime për cunami, të cilat përfundimisht u hoqën.

NHK, një transmetues publik japonez, raportoi se disa valë pothuajse 4 metra të larta u panë në qytetin e Wajima dhe valë gati 3 metra të larta në Kanazawa.

Më shumë se 50 tërmete kanë goditur Japoninë sot - pamje dhe detaje të tjera
Lexo po ashtu Më shumë se 50 tërmete kanë goditur Japoninë sot - pamje dhe detaje të tjera

Tërmeti la mijëra banoë pa energji elektrike ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të bllokuarit nën rrënoja.

Fotot hapësinore para dhe pas – të ndërtesave të djegura dhe të shkatërruara në Wajima.

Masuhiro Izumiya, kryebashkiaku i qytetit të Suzu, pranë epiqendrës së tërmetit, tha se 90% e shtëpive mund të jenë shkatërruar, raportoi Reuters.

“Situata është katastrofike”, e citoi Reuters të thoshte atë.

Një imazh satelitor i qytetit Suzu tregon varka të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara.

Ngjarja ishte aq e fuqishme sa toka u ngrit rreth 4 metra në disa vende dhe u zhvendos rreth 1 metre në të tjera.

Tërmeti i së hënës shkaktoi pasgoditje – të cilat kanë vazhduar deri të mërkurën – dhe NHK raportoi se deri më tani kishte vrarë të paktën 62 njerëz.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori