LAJMI I FUNDIT:

Bërthama e tokës lëkundet çdo tetë vite e gjysmë – shkencëtarët më në fund e zbulojnë pse

Bërthama e tokës lëkundet çdo tetë vite e gjysmë – shkencëtarët më në fund e zbulojnë pse

Bërthama e brendshme e Tokës ende mbetet një mister i madh për gjeologët që dëshirojnë të kuptojnë funksionimin e thellë të saj.

Së fundmi, studiuesit shkencorë e kanë vërejtur se ajo priret të lëkundet por nuk kishin ndonjë ide pse.


Për të shpjeguar këtë fenomen, shkencëtarët nga Universiteti Wuhan i Kinës, kanë analizuar lëvizjet polare të planetit dhe ndryshimet e gjatësisë së ditës. Ata ranë në përfundimin se çdo 8 vjet e gjysmë, Toka e lëshon një sinjal, si rezultat i një “lëkundjeje” të brendësisë së saj.

Gjithashtu gjatë kohës që bërthama e saj lëkundet, ajo ndodhet 0,17 gradë larg boshtit rrotullues të Tokës.

Ky studim është botuar në revistën Nature Communications, dhe thuhet se mund të ndihmoj edhe në shpjegimin e fenomeneve tjera gjeomagnetike, edhe pse është vetëm një ndër disa teori.

Në vitin 2018, shkencëtarët me anë të një hulumtimi, zbuluan prova rreth ndryshimit të fushës magnetike të Tokës.

Dhe ndërsa njerëzit nuk mund të udhëtojnë në qendër të Tokës, gjeologët po vazhdojnë të analizojnë misteret delikate, qofshin zhurmat e tërmetit apo lëkundjet e ndryshme, për të kuptuar rreth zemrës së planetit tonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori