“Rrugët” është seriali i radhës vendor që do të transmetohet të enjten në Klan Kosova. Ai është edhe seriali i parë i zhanrit policesk në Kosovë, derisa në të do të trajtohen tema aktuale nga realiteti i shoqërisë kosovare derisa aktori dhe regjisori i njohur Halil Budakova rikthehet fuqishëm në skenë me një prodhim ndryshe
Aktori dhe regjisori i mirënjohur kosovar, Halil Budakova pritet që t’i rikthehet fuqishëm ekraneve televizive nesër, pasi që seriali i tij më i ri “Rrugët” do të fillojë së transmetuari sonte (e enjte) mbrëma në televizionin “Klan Kosova”.
“Rrugët” ka për personazhe kryesore karakterin e Jetonit që luhet nga aktori tashmë i dëshmuar në disa projekte kinematografike Halil Budakova, që është një polic hetues i krimeve të rënda në Kosovë, i cili është në ndjekje të antagonistit, Zahos që luhet tashmë nga aktori i njohur Enver Petrovci. Zaho është kryemafiozi i qytetit të Prishtinës.
Jetoni është njeri prej atyre policëve që punon me orare të tejzgjatura për t’ia siguruar jetën qytetarëve të Kosovës, gjë e cila i shkakton probleme të mëdha edhe në familje – pasi që puna e tij rezulton me shkurorëzim e tij nga gruaja Mimoza,
Pos kësaj seriali “Rrugët” trajton edhe tema të tjera që po ndodhin aktualisht në Kosovë, shkruan Express.
Dhuna në familje, rastet e së cilës janë bërë përditshmëri në Kosovë, trajtohen përmes karakterit të Njomzës që do të luhet po ashtu nga aktorja tashmë e njohur Merita Budakova, e cila luan rolin e një arsimtareje të Gjeografisë.
Rroni (Oltion Budakova), djali i Jetonit, është po ashtu njëri prej karaktereve kryesore në këtë serial. Përmes tij paraqiten kryesisht problemet që ekzistojnë me drogën nëpër shkolla, shitjen marijuanës dhe devijimin në rrugë jo të mira të tinejxherëve kosovarë.
“Rrugët” është njëri prej serialeve që përmban një ekip të madhe të aktoreve profesionist dhe të njohur në filmin kosovar si: Sevdai Radogoshi, Vilson Spaqi Alban Makolli, Vedat Haxhiislami, Adem Zhitopotoku, Besfort Daka, Faik Gashi, Anisa Ismaili, Shota Baraliu, Adriana Mehmeti, Aida Alidemi, Mevlan Saraqi, ,Veton Osmani, Kenan Gurgurovci, etj.
Halil Budakova në këtë serial vjen edhe si regjisor derisa skenari i serialit është shkruar nga Ardian Jasiqi dhe Alban Makolli.
Efektet speciale dhe muzika në këtë film janë punuar nga Gëzim Hazrollaj derisa drejtor i fotografisë është Dardan Sadiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike
Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen