Tranzicioni demografik vit pas viti po e ndryshon popullsinë e Shqipërisë në favor të moshave të vjetra, teksa numri i të rinjve po bie nga rënia e lindjeve.
Instituti i statistikave INSTAT ka përllogaritur se në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve.
Qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, përkatësisht me 33,7 dhe 32,0 persona më të rinj se 15 vjet për 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.
Në janar të vitit 2023, në Shqipëri ishin 443.227 të rinj të moshës nën 15 vjeç dhe 454.496 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Popullsia në moshë pune (njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç) ishin 1.864.062 persona gjatë të njëjtit vit.
Siç mund të shihet, nga shpërndarja e popullsisë sipas tre grup-moshave kryesore, në katër qarqe ka më shumë të rinj krahasuar me të moshuarit (Dibër, Durrës, Kukës, Tiranë).
Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Gjirokastrës dhe Lezhës, respektivisht me 28,0 dhe 27,8 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Tiranës dhe Shkodrës, respektivisht me 22,8 dhe 23,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.
Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë të Gjirokastrës dhe Vlorës, me 19,4 persona më të vogëluar që nga viti 2001, megjithëse jo të gjitha qarqet kanë ndjekur këtë prirje.
Popullsia mesatare e Shqipërisë për vitin 2022 u pakësua nga 2.811.666 banorë në 2.777.689 banorë 2021. Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri ishte i Tiranës, me 922.386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290.561 banorë.
Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin të Gjirokastrës dhe Kukësit, respektivisht me 54.296 dhe 72.133banorë. Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarkut të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë.
Qarku i Tiranës ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së popullsisë mesatare gjatë vitit 2022, pasi u rrit me 0,7% krahasuar me vitin 2021.Nga ana tjetër, qarku me normën më të ulët të rritjes së popullsisë mesatare ishte ai i Gjirokastrës, me –4,2%, gjatë vitit 2022.
Shqipëria po përjeton efektet e moshimit të popullatës pas një periudhe transformimi demografik të pavërejtur kurrë më parë në historinë e saj, periudhë gjatë së cilës numri i personave të moshuar është rritur me disa herë, ndërkohë që ka rënë numri i fëmijëve, si pasojë e rënies së fertilitetit, dhe rënies së numrit të të rinjve, për shkak të emigracionit.
Ky tranzicion i përshpejtuar demografik është shoqëruar nga një zvogëlim i familjes dhe i rolit të saj tradicional mbështetës për të moshuarit. Për më tepër, ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, Shqipëria nuk trashëgon nga e kaluara një sistem tradicional e të integruar të kujdesit shëndetësor e social për të moshuarit.
Si rezultat i situatës ekonomiko-shoqërore, si dhe i dukurive që lidhen me tranzicionin, individë dhe grupe të përjashtuara ose në rrezik përjashtimi përballen me situata shumë kritike që ndikojnë në mohimin, përjashtimin apo mosrespektimin e të drejtave të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos