LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Institucionet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

Ahmeti: Institucionet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka kërkuar nga institucionet që të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

“Kjo nuk guxon të ndodh më. Nga ky vit, institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, ndërsa vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekzjarrë në ndërrim të viteve”, ka shkruar Tahiri.


Ai ka theksuar se siguria e qytetarëve është primare.

Rastet më ekstreme të trajtuara në Emergjencën e QKUK-së në natën e ndërrimit të motmoteve ishin një fëmijë, i cili ka të amportuar dy gishtërinj dhe një pacient i lënduar nga plumbi qorr, i cili i është nënshtruar operacionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori