LAJMI I FUNDIT:

AIK-u blen përfundimisht kartonin e Bersant Celinës

AIK-u blen përfundimisht kartonin e Bersant Celinës

Klubi suedez AIK, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka konfirmuar se kanë blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit ofanziv, Bersant Celina.

Celina deri më tani ishte në pronësi të ekipit francez Dijon, të cilët e huazuan reprezentuesin kosovar tek AIK-u në vjeshtën e vitit të kaluar.

27-vjeçari ka luajtur deri më tani nëntë ndeshje në të gjitha garat me klubin suedez dhe tani ka hedhur nënshkrimin në një kontratë të vlefshme deri në gusht të vitit 2026.


“Jemi shumë të lumtur që Bersanti ka zgjedhur të vazhdojë kontratën me AIK-un. Ne e pamë në ndeshjet e fundit gjatë vjeshtës potencialin e tij të madh dhe me një fazë përgatitore të mire, ne do të shohim versionin e tij më të mirë në vitin 2024, ka thënë drejtori sportiv i AIK-ut, Thomas Berntsen.

Pasi u konfirmua qëndrimi i tij tek AIK-u në formë të përhershme, Celina u shpreh mjaft i lumtur.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që mund të qëndroj në AIK. Nuk e e kam përjetuar kurrë më parë atë që ndiej kur dal në fushë në “Friends Arena”, është diçka krejtësisht ndryshe. Jam më i motivuar se kurrë për t’u treguar të gjithëve se sa i mirë mund të jem”, ka thënë Celina.

Debutimin me fanellën e AIK-ut Celina e ka bërë në shtator të vitit të kaluar, kur klubi suedez u përball në Stokholm ndaj Hammarbyt.

Kujtojmë se ndër vite Celina ka luajtur për klube të ndryshme në Evropë si Manchetser City, Twente, Ipswich Town, Swansea City, Dijon, Kasimpasa, Stoke City./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka eliminohen nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë

Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka eliminohen nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së tretë

Bundesliga
Kalo në kategori