LAJMI I FUNDIT:

Një i ri në Angli tentoi të hidhte “fishekzjarren raketë” nga goja e tij – në një marifet të çuditshëm natën e Vitit të Ri

Një i ri në Angli tentoi të hidhte “fishekzjarren raketë” nga goja e tij – në një marifet të çuditshëm natën e Vitit të Ri

Ky është momenti tronditës kur një i ri tentoi të lëshonte një fishekzjarre nga goja e tij.

I identifikuar vetëm si Rhys, ai thuhet se ka tentuar aktin e rrezikshëm në Sunderland, gjatë festimeve të Vitit të Ri, përcjell Telegrafi.


Pamjet që supozohet se janë filmuar rreth mesnatës, tregojnë të riun duke e vendosur fishekzjarrë mes dhëmbëve.

Më pas pamjet kapin një mik duke ndezur fitilin e “raketës” në fund.

Ndërsa miqtë e tij mund të dëgjohen duke brohoritur në sfond, ai balancon “raketën” përpara se ajo të shpërthejë.

Rhys më pas goditet në fytyrë nga një “spërkatje shkëndijash” portokalli ndërsa “raketa” fillon të lëshohet.

Rhys hedh fishekzjarrë në tokë ndërsa ai dhe miqtë e tij largohen të tronditur.

Videoja përfundon para se të dihet nëse raketa ka shpërthyer në tokë apo jo. /Telegrafi/