Vendi priti ndërrimin e motit në atmosferë të qetë dhe pa incidente të theksuara. Festa më e madhe u përqendrua në Shkup.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se masat e ndërmarra nga policia kanë pamundësuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa vepra penale, kundërvajtje dhe 8 aksidente trafiku.
“Kemi gjithsej 12 vepra penale në nivel shteti. Shumica e tyre ndërlidhen me tregtinë me drogë dhe një që ka të bën me cenimin e sigurisë. Janë regjistruar gjithsej 20 kundërvajtje në nivel shteti. 2 kundërvajtje të tjera janë në kundërshtim me Ligjin për siguri në komunikacion. 8 aksidente me dëme materiale. Ky është numri më i vogël i aksidenteve deri tani. Ka edhe 11 ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me ankesa”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Edhe këtë vit nuk ka asnjë person të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.
“Nuk ka asnjë person të lënduar nga mjetet piroteknike. Njëjtë ishte edhe vitin e kaluar. Aksioni kundër mjeteve piroteknike ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 100 mijë mjeteve të tilla”, shtoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë zhvilluar mbi 100 kontrolle mjekësore. Është regjistruar një sulm me thikë dhe tre aksidente por pa pasoja serioze.
“Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë bërë 103 kontrolle, nga to 3 aksidente. Njëri pacient është në Kirurgjinë Digjestive dhe është në gjendje të qëndrueshme. 3 sulme fizike, njëri pacient është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, bëhet fjalë për sulm me thikë. Edhe ai është në gjendje të qëndrueshme. Rastet e tjera ishin lëndime të lehta, pa pasoja serioze dhe pas kontrolleve janë lëshuar për kurim shtëpiak”, u shpreh Eren Sejfulla, mjek.
Numri më i madh i personave që janë ankuar për probleme shëndetësore, sipas mjekëve kujdestar ka qenë si pasojë e përzierjes së pijeve alkoolike me lëndë narkotike. Në këtë grup janë regjistruar edhe mosha mitura.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër