LAJMI I FUNDIT:

Seriali “Ne” sjell episodin e parë me plot të qeshura

Seriali “Ne” sjell episodin e parë me plot të qeshura

Duke sjellë një freski të re në ekranet tona, epizodi i parë i serialit “Ne” tashmë është publikuar në platformën e YouTube dhe premton të jetë një hit i ri televiziv.

“Ne” është seriali komik i dedikuar grave që synon të sjellë në qendër të vëmendjes jetën, sfidat dhe momentet e paharrueshme që karakterizojnë përditshmërinë e tyre.


Seriali ndjek aventurat e katër grave në mjedisin e tyre të punës, duke u fokusuar në situatat qesharake dhe nganjëherë absurde që ato shkaktojnë.

Nëpërmjet humorit të tij, “Ne” zbulon dinamikat e punës në zyrë dhe mënyrën se si personazhet ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke krijuar një pasqyrë të jetës së grave moderne.

Në skenë do të shfaqen katër aktore shumë të talentuara shqiptare, të zgjedhura nga treva të ndryshme – Arta Selimi, Amernis Nokshiqi, Hajat Toçilla dhe Sabina Memishi. Talentet e tyre në aktrim janë të sigurta që do t’i japin serialit një ndjenjë autentike dhe do të tërheqin shikuesit në botën unike të secilit personazh.

Skenari i serialit është punuar me mjeshtëri nga Lirak Çelaj, i cili ka arritur të thurë një rrjet intrigash dhe situatash komike që do të mbajnë shikuesit në pritje për çdo episod të ri. Ndërkohë, regjisorja Jehona Berisha ka qenë ajo që ka sjellë vizionin e Çelajt në jetë, duke përdorur një stil të veçantë që pasqyron bukurinë dhe sfidat e jetës së grave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Vajza e Heidi Klum, Leni tregon figurën e saj joshëse në bikini, ndërsa ndan fotografi të mrekullueshme në Instagram

Magazina
Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Kylie Jenner duket tejet simpatike në një kostum të bardhë, nga koleksioni i saj veror “Khy”

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Magazina
Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Michael Jackson kishte mbi 400 milionë euro borxh kur vdiq, zbulon një dosje gjyqësore

Magazina
Kalo në kategori