LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Shqipëria humbi pluralizmin

Berisha: Shqipëria humbi pluralizmin

Ky ndërrim viti ishte ndryshe për liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, pasi mesazhin për Vitin e Ri e dha vetëm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Duke i bërë një analizë vitit që sapo lamë, Berisha shprehet se Shqipëria nuk është më e njëjta dhe se vendi është nxjerrë nga rruga e demokracisë, duke iu rikthyer rrugës qorre të dikurshme.

“Shqipëria humbi pluralizmin. Në 2023 pamë luftën më të egër ndaj opozitës që nga koha e Enver Hoxhës. Opozitës ju vodh logo e partisë. Ju ndalua emri i kryetarit në fletën e votimit. Dhe kreu i tyre u burgos, pa prova apo fakte. Opozitës ju mohua e drejta kushtetuese e kontrollit mbi qeverisjen. Shqipëria humbi Parlamentarizmin. Humbi demokracinë”.


Pavarësisht këtyre zhvillimeve ish-kryeministri thekson se nuk do të dorëzohet.

“U burgos padrejtësisht kreu i opozitës. Por ky është veçse inspirim, sepse tregon se regjimi ka frikë. Prandaj do ju kujtoj se Sali Berisha kurrë nuk do dorëzohet së luftuari për të vërtetat që beson për Shqipërinë”.

Berisha jep mesazhin ndaj mbështetësve të tij për realizimin e misionit që sipas tij ka ndërmarrë opozita shqiptare.

“Për të gjithë ata që mund ta kenë të vështirë të shohin dritë në këtë kohë të errët, kam vetëm një fjali për ta. Një shprehje të pavdekshme nga Nelson Mandela: “Çdo gjë duket e pamundur… deri sa realizohet”. Shqiptarët do të triumfojnë këtë vit të ri. Misioni ynë hyjnor për shpëtimin e Shqipërisë do realizohet”.

Ai e mbyll urimin e tij me mesazhin se Viti i Ri është festa e rikthimit të shpresës dhe se e ardhmja u takon atyre që guxojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori