LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një prodhues do ta mbyll vitin 2023 me më shumë se dhjetë milionë automjete të shitura

Vetëm një prodhues do ta mbyll vitin 2023 me më shumë se dhjetë milionë automjete të shitura

Prodhimi i Toyota-s mund të mos ketë arritur rekordei të reja këtë vit, por askush nuk mund të krahasohet me të.

Gjigantët amerikanë u larguan shumë kohë më parë nga loja dhe tani më në fund iu desh të “kapitullonte” edhe Volkswagen. Ishte tashmë e dukshme vitin e kaluar, kur gjigandi gjerman i dha përparësi fitimit dhe hoqi dorë publikisht dorë prej titullit të prodhuesit më të madh në botë.

Në 11 muajt e parë të këtij viti, prodhuesi japonez së bashku me Lexus prodhuan 9.23 milionë dhe shitën 9.36 milionë automjete.


Këtë vit ka pasur një rimëkëmbje të tregut dhe zinxhirëve të furnizimit, ndaj Toyota thotë se do ta kalojë shifrën e dhjetë milionëve pa probleme të mëdha.

Kjo nuk është aspak befasuese, duke qenë se vetëm muajin e kaluar ata kanë përfunduar me 926.573 automjete të prodhuara, prej të cilave 314.917 janë prodhuar në Japoni. Ky është rezultat i rritjes së fortë të kërkesës, veçanërisht në Japoni, ku shitjet u rritën me 27.1 për qind.

Sa i përket shitjeve, Toyota pati rezultatin më të mirë në vitin 2019, kur shiti 9,714,253 automjete në mbarë botën. Në pandeminë e vitit 2020, shitjet ranë nën nëntë milionë, vetëm për të filluar rimëkëmbjen më pas. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Auto
Policia e Filadelfias konfiskon një Dodge Charger pasi video e shfaq atë si pjesëmarrëse në gara të paligjshme rrugore

Policia e Filadelfias konfiskon një Dodge Charger pasi video e shfaq atë si pjesëmarrëse në gara të paligjshme rrugore

Auto
A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

Auto
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Auto
Ju ka ndodhur t’iu mbyllen dyert e veturave dhe të mbesin qelësat brenda? Këto janë dy metodat interesante për ta hapur veturën pa e thyer xhamin (Video)

Ju ka ndodhur t’iu mbyllen dyert e veturave dhe të mbesin qelësat brenda? Këto janë dy metodat interesante për ta hapur veturën pa e thyer xhamin (Video)

Auto
Audi më i fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë (Foto)

Audi më i fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë (Foto)

Kalo në kategori