LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Detajet nga qeveria teknike do të bëhen të ditura deri më 25 janar

Kovaçevski: Detajet nga qeveria teknike do të bëhen të ditura deri më 25 janar

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha sot se takimi me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski do të bëhet vitin e ardhshëm, para apo pas festave. Ai thekson se të gjitha detajet rreth bisedimeve për qeverinë teknike do të komunikohen në kohën e duhur.

“Takimi do të jetë patjetër vitin e ardhshëm, do të shohim, pas ose para pushimeve. Ajo që të gjithë e pamë nga mediat është se pas 31 dhjetorit OBRM-PDUKM do të mbajë një takim se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike. Sa i përket Qeverisë, do të bisedohet në nivel të koalicionit, në nivel të pjesëmarrësve në Qeveri dhe të gjitha detajet do të dihen me kohë, gjegjësisht deri më 25 janar”, tha Kovaçevski në hapjen zyrtare të sallës sportive. Naum Naumovski – Borçe” në Komunën e Karposhit.

Kryeministri theksoi se LSDM tashmë i ka përfunduar të gjitha procedurat gjatë kësaj jave.


Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Kovaçevski theksoi se pozitën e Artan Grubit si zv. kryeministër nuk e konsideron “aq artistike sa të ekspozohet”. Ai thotë se “është vetëm një nga zëvendëskryeministrat”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori