Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin lidhur me shtesat e përfituara nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.
Në reagimin thuhet në këto shtesa nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor.
“Pas njoftimit të marr nga anëtarësia e saj mbi shtesën e përfituar nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor dhe pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nënpunësve të sistemit shëndetësor, shpreh shqetësimin e saj duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me qëllimin e saj. Sepse në këtë rregullore po edhe në Ligj qartazi theksohet se përfitues të kësaj shtese janë gjithë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë zgjedhur të punojnë në sektorin publik”, thuhet në reagim.
Tutje ata thonë “jemi të indinjuar thellë me veprimet të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nëpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mjekët në specializim dhe mjekët e përgjithshëm”.
“Duke e parë dhe ditur punën dhe profesionalizimin e të gjitha këtyre kategorive të anashkaluar e me theks të veçantë të infermierëve, përfitimi i kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”.
Mes tjerash në reagim thuhet se “frustrimi shtohet edhe më shumë kur ky veprim i realizuar në prag të festave ka ndikuar në shtimin e demotivimit dhe denigrimit të pjesës dërmuese të nëpunësve të sistemit shëndetësor”.
“Andaj, FSSHK e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe e siguron të gjithë anëtarësinë e saj se këtë çështje e cila për ne është diskriminuese, do ta atakojë në të gjitha instancat e lejuara me legjislacionin në fuqi”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles