Vetëm një e pesta e qytetarëve të Maqedonisë presin që viti 2024 të jetë më i mirë
Në prag të vitit 2024, pritshmëritë e publikut për të ardhmen në mbarë botën janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe bota duket shumë më pak e bashkuar se në vitet e mëparshme. Pesimizmi mbizotëron, prosperiteti ekonomik duket se po zhduket dhe frika nga përdorimi i armëve bërthamore është në një nivel të paprecedentë.
Vetëm 20% e qytetarëve në Maqedoni presin që viti 2024 të jetë më i mirë se viti që po kalon. 34% mendojnë se do të jetë më keq, dhe 40% mendojnë se do të jetë e njëjta gjë. Këtë e tregon anketa tradicionale globale e “Gallup International” “Fundi i Vitit”, e cila është realizuar në Maqedoni nga Gallup, në periudhën nga 1 deri më 22 dhjetor, mes 1.203 të anketuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rajon, Kosova (68%) dhe Shqipëria (57%) janë shprehur me përgjigje “pozitive” të të anketuarve, pra ata që besojnë se viti 2024 do të jetë “më i mirë” se 2023. Ngjashëm me Maqedoninë (20%) janë përgjigjur edhe të anketuarit në Serbi (19%) dhe Bullgari (18%) të cilët tregojnë një shkallë të lartë pesimizmi për vitin e ardhshëm.
Të pyetur nëse viti i ardhshëm do të jetë vit i lulëzimit ekonomik, i vështirësive ekonomike apo do të mbetet i njëjtë, të anketuarit në RMV shprehen pesimistë. Prej tyre 17% besojnë se viti 2024 do të jetë një vit i prosperitetit ekonomik dhe 42% thonë se do të jetë një vit i vështirë ekonomikisht.
Në pyetjen “Sipas mendimit tuaj, cili është rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në ditët e sotme – pa rrezik, rrezik i moderuar apo i lartë?”, Maqedonia e Veriut nuk devijon shumë nga mesatarja botërore, pra 11% (mesatarja botërore është 14%) mendojnë se situata është “pa rrezik”, 37% (mesatarja botërore është 37%) se është “rrezik i moderuar”, 44% (mesatarja botërore është 40%) konsiderojnë se ekziston një “rrezik i lartë” i përdorimi i armëve bërthamore, dhe 7% janë pa përgjigje.
Në këtë sondazh global, të anketuarit u pyetën gjithashtu “A prisni që viti i ardhshëm 2024 të jetë më paqësor, më i trazuar apo i njëjtë për botën?”. Në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me këtë pyetje, 18% besojnë se viti i ardhshëm do të jetë më paqësor se 2023 (mesatarja botërore është 26%), 34% se do të jetë “më i trazuar” (mesatarja botërore është 39%) dhe 41% se do të jetë e njëjtë (mesatarja botërore është 29%).
Sondazhi “Fundi i Vitit” i Gallup International është një traditë që nga viti 1977 dhe kryhet çdo vit. Në sondazhin tradicional global të fundvitit të Gallup International, u intervistuan rreth 41,000 njerëz në 41 vende. Marzhi i gabimit për anketën është midis +3-5% në nivelin 95% të besueshmërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?