LAJMI I FUNDIT:

Botët dhe detyrat e tyre – si mund të mashtrohen qytetarët në rrjetet sociale?

Botët dhe detyrat e tyre – si mund të mashtrohen qytetarët në rrjetet sociale?

Në rrjetet sociale shpesh-herë qytetarët bien pre e mashtrimeve sa u përket informacioneve të pavërteta, e ndonjëherë edhe u merren të dhënat personale, pa qenë në dijeni të dëmit që po u shkaktohet nga persona të panjohur.

Jo të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mjaftueshëm informacione lidhur me sigurinë e të dhënave të tyre personale në platformat sociale, transmeton Telegrafi.


Së fundmi është realizuar një projekt përmes vizatimeve të librave komik që është përmirësimi i aftësive të menduarit kritik tek publiku si dhe rritja e ndërgjegjësimit për dezinformimin dhe propagandën.

Përmes këtyre vizatimeve shfaqen ilustrimet sesi mund të na servohen propagandat.

Si të dallojmë propagandën dhe mashtrimet në internet? – kujdes mos hapni emaile që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare
Lexo po ashtu Si të dallojmë propagandën dhe mashtrimet në internet? – kujdes mos hapni emaile që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare

Fotografia e fundit paraqet botët, të cilët synojnë të ndikojnë në opinionin publik dhe të imponojnë perspektiva.

“Detyra juaj është të angazhoheni në rrjetet sociale dhe të publikon gjithçka që ju është thënë”, thuhet në fotografinë ilustruese, derisa paraqet një person duke u dhënë rekomandimeve botëve.

Në fotografinë e dytë ilustruese kërkohet që të mbrohen të dhënat personale, pasi që jo të gjithë shfaqin identitetin e tyre të vërtetë dhe shpesh-herë paraqiten si dikush tjetër.

“E dashur Nina edhe unë jam në klasën e shtatë”, thuhet mes tjerash në shembullin e dhënë në fotografinë ilustruese ku paraqitet një person i moshuar, duke gënjyer për moshën e tij.

Si të dallojmë propagandën dhe mashtrimet në internet? – kujdes mos hapni emaile që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare
Lexo po ashtu Si të dallojmë propagandën dhe mashtrimet në internet? – kujdes mos hapni emaile që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare

Vizatimet janë prodhim i projektit CLIMB (Cultivating Local Independent Media in Western Balkans) të Internews-it. /Telegrafi/