LAJMI I FUNDIT:

Si të dallojmë propagandën dhe mashtrimet në internet? – kujdes mos hapni emaile që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare

Si të dallojmë propagandën dhe mashtrimet në internet? – kujdes mos hapni emaile që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare

Informacionet që na servohen sot nga platforma të ndryshme, qoftë media apo rrjete sociale, shpesh herë dinë që të jenë edhe propaganduese.

Propaganda në media mund të përdoret për të ndikuar në perceptimet, bindjet dhe sjelljet e audiencës në një mënyrë të caktuar.


Është e rëndësishme që lexuesit të jenë kritikë dhe të kërkojnë burime të ndryshme për të krijuar një pasqyrë të qartë të ngjarjeve të caktuara.

E për të dalluar më mirë propagandën që na servohet, së fundmi është realizuar një projekt përmes vizatimeve të librave komik që është përmirësimi i aftësive të menduarit kritik tek publiku si dhe rritja e ndërgjegjësimit për dezinformimin dhe propagandën.

Përmes këtyre vizatimeve shfaqen ilustrimet sesi mund të na servohen propagandat.

Si ta dallojmë lajmin e vërtetë nga ai i rremë?
Lexo po ashtu Si ta dallojmë lajmin e vërtetë nga ai i rremë?

“Injoranca lejon lulëzimin e propagandës, por të menduarit kritik na mundëson t’i rezistojmë ndikimit të saj”, thuhet në njërën prej ilustrimeve për propagandën.

Problem tjetër është edhe mashtrimi në internet, ku shpesh herë pranojmë emaile të dyshimta, ose lexojmë për “mundësi të shkëlqyera” e që në fakt janë kurthe për të të vjedhur të dhënat.

Sa i përket kësaj përmes vizatimeve komike janë dhënë shembuj të disa mashtrimeve në internet.

Andaj qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes dhe të mos hapin emaile të dyshimta, veçanërisht ato që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare.

Vizatimet janë prodhim i projektit CLIMB (Cultivating Local Independent Media in Western Balkans) të Internews-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori