LAJMI I FUNDIT:

RIMAT

RIMAT

Poezi nga: Eugenio Montale
Përktheu: Zija Vukaj

Rimat janë më të mërzitshme se
damat e San Vinçencos: i bien derës
dhe këmbëngulin. T’i prapsësh është e pamundur
dhe durohen meqë janë jashtë.
Poeti i hijshëm i largon
(rimat), u fshihet, u vidhet
bën hile. Por pickueset digjen
nga zelli e herët a vonë (rima plakushe)
trokasin prapë dhe janë po ato.