LAJMI I FUNDIT:

RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

RrGK i bën thirrje Qeverisë të adresojë nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve tjera sociale

Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se fillimi i vitit po i gjen pa fonde disa strehimore që ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e dhunës në familje, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe viktimat e trafikimit.

RrGK bën të ditur më tej se Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve Liria Gjilan, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Qendra Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijë kanë mbetur pa fonde për muajt janar e shkurt, pasi që të mërkurën, më 27 dhjetor 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, refuzoi kërkesën për financim të këtyre strehimoreve.

“Kërkesa ishte dërguar në Ministrinë e Drejtësisë nga përfaqësueset e strehimoreve, e cila pastaj nga Ministria e Drejtësisë u dërgua për aprovim në Ministrinë e Financave, e që pastaj u refuzua.


Në vitin 2023, këto strehimore u mbështetën financiarisht nga Ministria e Drejtësisë për periudhën maj-dhjetor 2023, ndërsa të njëjtave u ishte premtuar se në nëntor të 2023 do të hapet thirrja publike për financim për fillimin e vitit, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për më tepër edhe shumë qendra ditore që ofrojnë shërbime sociale janë në të njëjtën situatë”, thuhet në reagim.

Organizatat për Mbrojtjen e Fëmijëve i shkruajnë Qeverisë: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në janar
Lexo po ashtu Organizatat për Mbrojtjen e Fëmijëve i shkruajnë Qeverisë: Shërbimet sociale rrezikojnë të mbyllen në janar

Sipas Rrjetit të Grave qeveria e tanishme ka dhënë shumë zotime se do ketë prioritet luftimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Për këtë edhe ne si RrGK shpesh kemi përgëzuar Qeverinë për vullnetin që e ka shprehur në luftim të dhunës me bazë gjinore e të pabarazive tjera sociale. Mirëpo, ky vendim i fundit në prag të festave të fundvitit, na bën të reagojmë dhe të shqetësohemi për mirëqenien e personave, që janë në nevojë për strehim e shërbime sociale.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) së bashku me 144 anëtaret e saj, i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që sa më parë ta adresojnë këtë problem. Ne jemi tejet të shqetësuara për mos-aprovimin e mbështetjes financiare për strehimoret e lartpërmendura dhe shërbimet tjera sociale, sepse kjo do t’i vërë në një situatë të rrezikut të gjithë qytetaret/ët që kanë nevojë për këto shërbime.

Siç ka qenë praktikë edhe viteve paraprake, ne presim që qeveria sa më parë të krijojë një Fond Emergjent përmes të cilit do të mbulohen nevojat e strehimoreve dhe shërbimeve sociale për periudhat kur ato kanë nevojë”, thuhet më tej në reagim.

Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ka avokuar gjithnjë që të ekzistojë një linjë e veçantë për shërbimet e strehimit të viktimave të dhunës me bazë gjinore e trafikimit me qenie njerëzore, e cila tashmë që nga viti 2018 është në Ligjin për Buxhet, ndërsa tani është koha që kontraktimi i shërbimeve sociale të ofruara nga strehimoret të mbulohen për një periudhe 3 vjeçare, si një zgjidhje e qëndrueshme, propozim ky të cilin RrGK ka kohë që e ka rekomanduar për Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori