Qeveria shqiptare synon që në sektorin e energjisë të ecë paralel me disa prioritete duke nisur nga rritja e përdorimit të të rinovueshmeve tek ulja e humbjeve, rritja e përdorimit të biokarburanteve apo edhe eficiencës së energjisë.
Këto synime kanë të përcaktuar edhe objektivat konkretë vit pas viti të reflektuar në pjesën e dytë të projekt buxhetit afatmesëm publikuar në faqen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë këtë javë.
Konkretisht sipas dokumentit në pjesën që i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizohet rritje e përdorimit të Energjive të Rinovueshme nga 40% në vitin 2024 në 41% në vitin 2025.
Përdorimi i energjisë së rinovueshme është një tregues ku Shqipëria shfaqet relativisht mirë edhe në raport me mesataren e Bashkimit Europian dhe kjo më së shumti lidhet me faktin që në totalin e energjisë së përdorur pjesën kyçe e zë ajo që prodhohet nga HEC-et.
Po kështu një tjetër objektiv është rritja e eficencës së energjisë nga 7% në vitin 2024 në 7.5% në vitin 2025. Reduktim i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike në 20% në vitet 2024-2025 si dhe rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike me 70% për vitet 2024-2025. Një tjetër prioritet është rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025.
Të gjitha këto politika aktualisht kanë nisur të zbatohen në disa programe duke synuar zgjidhjen e ngërçit në sektorin e energjisë, gjithmonë i pranishëm për shkak të varësisë së madhe hidrike, mungesës së diversifikimit më burime të tjera. Po kështu një projekt eficience për ndërtesat publike ka nisur të zbatohet dhe sipas kuadrit ligjor ndërhyrjet duhet të kryhen duke përmbushur disa kritere që nxisin kursimin e energjisë. Një tjetër element ka të bëjë me uljen e humbjeve në energji që fillimisht në pjesën më të madhe lidhej dikur me lidhjet informale ndërsa tani një pjesë të mirë e kësaj përqindje të humbur vjen si efekt i rrjetit të amortizuar i cili ka nevojë për ndërhyrje.
Mbështetja për energjinë
Ndërkohë referuar përllogaritjeve të bëra publike programi buxhetor afatmesëm 2024-2026 parashikon vijimin e mbështetjes për sektorin e energjisë. Kështu nëse për vitin 2023 kjo mbështetje merr parasysh programin fillestar prek 3.6 miliardë lekë ajo ulët në 3.1 miliardë lekë në vitin 2024 dhe 2.9 miliardë lekë për 2025 dhe 2026.
Referuar të njëjtit dokument shpenzimet totale të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të kapin vlerën 57 miliardë lekë në vitin që vjen që në totalin e shpenzimeve të qeverisë zënë 8.23 për qind ndërsa si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto llogariten në 2.51 për qind. Në vitin 2025 këto shpenzime parashikohet të zënë 2.61 për qind të PBB-së teksa në vitin pasardhës 2.53%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025