Demokraci Plus (D+), ka publikuar hulumtimin e shkurtër “Mungesa e ndjekjes penale për rastet e falsifikimit të dokumenteve publike në proceset e prokurimit publik”, gjersa thuhet se hulumtimi ka shpërfaqur mungesën e hetimit penal nga ana e Prokurorisë për rastet e falsifikimit dhe prezantimit të dokumenteve të rreme nga ana e operatorëve ekonomikë, në proceset e tenderimit publik.
D+ thekson se kjo formë e korrupsionit, përveç që shkel Ligjin e Prokurimit Publik, për të cilën parashihet diskualifikimi apo përfshirja në “Listën e Zezë”, paraqet edhe vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Ligji i Prokurimit Publik ndëshkon veprimet si falsifikimi i dokumenteve dhe deklarimi i rremë, dhe obligon Organin Shqyrtues të Prokurimit të diskualifikoj operatorët ekonomikë nga pjesëmarrja në aktivitete të prokurimit publik, por duhet pasur parasysh se Kodi Penal i Republikës së Kosovës i parasheh si vepra penale këto veprime dhe i sanksionon deri në pesë vite burgim”, tha Egzona Kozhani, hulumtuese e prokurimit publik në Demokraci Plus.
Nga 1 janari i vitit 2021 deri me 1 nëntor të vitit 2023, OShP diskualifikoi 30 operatorë ekonomikë nga pjesëmarrja në prokurimin publik, mbi bazën se këta operatorë ekonomikë kishin prezantuar të dhëna të rreme ose dokumente të falsifikuara.
“Numri i operatorëve ekonomikë të diskualifikuar nuk është i lartë pasi bëhet fjalë për një periudhë pothuajse tre vjeçare. Autoritetet kontraktuese, të cilat kanë mandat të iniciojnë kërkesa për diskualifikim hezitojnë të bëjnë këtë edhe në rastet kur konfirmohen falsifikimet. Përveç kësaj, OShP, merr shumë kohë në publikimin e vendimeve, ku në tri rastet e fundit të diskualifikimit, i janë dashur mesatarisht 492 ditë që të vendos për kërkesat”, tha Ardit Dragusha, hulumtues i prokurimit publik në Demokraci Plus.
“Përveç numrit të ulët të diskualifikimit, në Kosovë ekziston edhe një amnisti penale për kompanitë të cilat përfundojnë në Listën e Zezë, ku nga 30 rastet e diskualifikimit gjatë periudhës janar 2021 – nëntor 2023, vetëm shtatë raste janë trajtuar/janë në trajtim nga Prokuroria”, përfundoi ai.
D+ thekson se në Kosovë, çdo kërkesë për diskualifikim të cilën e aprovon OShP paraqet vepër penale, ndaj mosveprimi i autoriteteve të drejtësisë, është inkurajim për operatorët ekonomikë që të përfshihen më tej në këtë sjellje.
Me qëllim të luftimit të kësaj forme të korrupsionit, kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe prokative, me Prokurorinë që duhet të trajtoj dhe hetoj secilin rast të diskualifikimit në prokurim publik.
“Nevoja për hetim penal shërben edhe si rikujtim për operatorët e tjerë ekonomikë, se nuk mund të këtë amnisti penale ndaj praktikave korruptive dhe këto veprime ligjore do ta forcojnë integritetin e procesit të prokurimit publik në përgjithësi”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova